Kombëtarja e Çekisë ka refuzuar të luajë me kombëtaren e Rusisë në futboll në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.
Pas luftës, Rusi-Ukrainë, kombëtarja e Çekisë ka dalur me një vendim zyrtar se refuzon të ballafaqohet me Rusinë në kualifikueset për Kupën e Botës.
“Komiteti ekzekutiv i Federatës çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord se nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral. Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Federata e Futbollit të Çekisë.