Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit rus, Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në gjendje gatishmërie.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti këtë lëvizje “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.
“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo, raporton BBC.