Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë përfunduar negociatat. Lajmi është bëri ditur nga këshilltari i ministrit të Brendshëm Anton Gerashchenko, raporton agjencia ruse e lajmeve Intrefax.

Marketing

“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, tha Gerashchenko në kanalin e tij Telegram.

Ukraina kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në Bjellorusi dhe gjati rreth tre orë.