Sipas OKB-së, më shumë se 660 mijë civilë janë larguar nga Ukraina, por ky numër mund të rritet në rreth katër milionë, vlerëson BE.
Refugjatët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Moldavinë.
Polonia ka pranuar deri më tani mbi 377,000 refugjatë.
Hungaria dhe Rumania po japin ndihma në ushqime dhe veshje, ndërsa fëmijët po sistemohen në shkolla.
Republika Çeke ka aktivizuar një plan, i cili do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj vize të veçantë përmes një procedure të thjeshtuar.