NATO takim urgjent, Stoltenberg: Bombardimi i centralit bërthamor tregon…

Ministrat e jashtëm perëndimorë janë mbledhur në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Marketing

Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin e termocentralit bërthamor.

Zaporizhzhia – centrali bërthamor më i madh në Evropë – është tani nën kontrollin rus.

“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, -tha Jens Stoltenberg.