Ushtarët e fundit që janë kapur nga ukrainasit janë 5 rusë, të cilët ndodhen të ulur në një ndërtesë dhe i kanë sytë e mbyllur. Njëri prej tyre e pyet se çfarë mesazhi do të dëshironte t’i dërgonte ushtarëve të tjerë dhe rusëve.
“Të them të drejtën, ata na mashtruan,” përgjigjet oficeri, duke iu referuar eprorëve të tij në Moskë.
“Gjithçka që na thanë ishte e rreme. Unë do t’u thoja atyre të largoheshin nga territori ukrainas. Kemi familje dhe fëmijë. Unë mendoj se 90% prej nesh do të pranonin të ktheheshin në shtëpi.”
E megjithatë ka shumë intervista të ngjashme me robër rusë që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. I pyetur se çfarë do t’u thoshte komandantëve të tij, njëri tha: “Ata janë pederasta”. Një frazë tjetër e përdorur shpesh është oni obmanuli nas: na mashtruan.
Nëntë ditë pas pushtimit të Vladimir Putin është e qartë se një numër i konsiderueshëm i ushtarëve të tij janë të demoralizuar dhe hezitojnë të luftojnë.
Disa janë dorëzuar.
Të tjerë kanë braktisur automjetet e tyre dhe janë nisur drejt kufirit rus në këmbë, duke mbajtur armët dhe çantat e tyre, sipas videove të postuara. Por këto pamje nuk tregojnë se Kremlini do të dështojë në përpjekjet e tij për të pushtuar Ukrainën, raporton abcnews.al
Por morali i ulët në mesin e trupave pushtues mund të jetë një arsye pse plani i Rusisë për të mposhtur Ukrainën duket se nuk ka përparuar me shpejtësinë që do të kishte dashur Putini. Moska mendonte se operacioni do të ishte i shpejtë dhe i suksesshëm. Ushtarëve iu shpërndanë ushqime dhe karburant për vetëm dy ose tre ditë.
“Disa prej tyre menduan se do të kryenin stërvitje ushtarake. Ata nuk e prisnin rezistencën e ukrainasve” tha Artem Mazhulin, një mësues 31-vjeçar i anglishtes nga Kharkiv.
“Shumë janë rekrutë të lindur në 2002 ose 2003. Po flasim për djem 19 dhe 20 vjeç.”
Ai shtoi: “Që nga viti 2014, qeveria ruse ka “shplarë” trurin e popullsisë së saj me propagandë. Ata po përpiqen që ti bindin rusët se Ukraina nuk është një vend i vërtetë dhe se është në kontrollin e fashistëve.
Në një fjalim të enjten, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dha të njëjtin mesazh: se Putini ka dërguar forcat e tij pushtuese në Ukrainë pa një mission.
“Ata janë të demoralizuar, tha ai, duke u thënë ushtarëve që të shkojnë në shtëpi”.
Ukraina pretendon se ka vrarë disa mijëra trupa ruse. Kjo shifër mund të jetë shumë e lartë por të mërkurën, megjithatë, Kremlini pranoi se 498 ushtarë të tij kishin vdekur dhe 1,591 ishin plagosur.
Alex Kovzhun, një këshilltar i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Tymoshenko, tha se ushtarët rusë mund të ndahen në dy kategori: “Ka rekrutë të rinj që janë të frikësuar. Dhe ka ushtarë që kanë luftuar në Siri dhe Donbas.”
Kovzhun tha se shtabi i përgjithshëm rus kishte menduar se pushtimi do të ishte “i lehtë”, dhe një përsëritje e operacioneve për aneksimin e Krimesë në 2014. Në vend të kësaj, civilët ukrainas qëndruan përballë armikut, bllokuan kolonat e blinduara dhe kënduan himnin kombëtar përpara ushtarëve ruse, raporton abcnews.al
Nuk ka dyshim se Ukraina po përdor frikën e ushtarëve që janë kapur rob për qëllime propagande. Disa video tregojnë të rinjtë që thërrasin nënat e tyre në Rusi, të cilët nuk e kanë idenë se djemtë e tyre po luftojnë në Ukrainë.
Megjithatë, ekziston një ndjenjë autentike se shumë ushtarakë rusë janë penduar që po luftojnë në Ukrainë. Një hetues pyeti një ushtar rus: “Pra, çfarë mendoni, jeni ushtarë të ushtrisë së fortë ruse apo po përdoreni si mish për top?”
“Ne po përdoremi si mish për top,” përgjigjet PoW.
“A ia vlente?” e pyeti hetuesi.
“Jo,” iu përgjigj ushtari.