“Miratimi i metodologjisë së re siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë, për një jetë dinjitoze të pensionistëve. Mesatarisht 900 denarë në llogari është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut.
Përveç kësaj, sigurojmë edhe 3.000 denarë ndihmë financiare për pensionistët. Në tre muajt e ardhshëm (prill, maj dhe qershor) mbi 330.000 pensionistë, në këtë periudhë krize, do të marrin 1.000 denarë në muaj.
Kjo ndihmë financiare prej 3.000 denarë shtesë është jashtëzakonisht e rëndësishme për pensionistët në kohë të krizës së zgjatur energjetike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.