Fillon shënimi i Epopesë së UÇK-së

Me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar të mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së.

Marketing

Ceremonia po mbahet në Kazermën ”Adem Jashari”, në Prishtinë.

Të pranishëm në ceremoni janë Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryepalamentari, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari.