Në Maqedoninë e Veriut shkalla e papunësisë është në rënie dhe këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), njoftojnë nga Qeveria.
Nga atje thonë se papunësia është në nivelin më të ulët historik prej 15.2 përqind.
“Papunësia në tremujorin e katërt të 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e pavarur ekonomike me 15.2 përqind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është ulur me 5.6 përqind.
Me rritjen e investimeve, shkalla e punësimit parashikohet të rritet në 54.3 përqind deri në vitin 2026, ndërsa shkalla e papunësisë të hyjë në zonën njëshifrore deri në vitin 2026 për herë të parë të bie në 8.6 përqind”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.