Morata ia siguron fitoren Juventusit ndaj Spezias

Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi sonte mposhti Spezian e Rey Manajt.

Marketing

Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi si vendase me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Alvaro Morata në minutën e 21-të.

Te Spezia sonte për 76 minuta luajti sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, por nuk arriti të lë gjurmë.

Juventusi renditet i katërti në tabelë dhe tani ka 53 pikë, kurse Spezia pozicionohet e 16-ta me 26 pikë.