Prof. Avni Dehari: Rezistenca e vitit 1981 pa Naim Ibrahimin nuk ka kuptim

Dje me nderime të larta kombëtare dhe fetare i është dhënë lamtumira e fundit Naim Ibrahimit, ish-profesorit të historisë nga fshati Opajë i komunës së Likovës-Kumanovë, që vdiq në moshën 80 vjeçare.

Marketing

Naim Ibrahimi u varros nga familja dhe në prezencë të shumë miqve, veprimtarëve të çështjes kombëtare, mes tyre edhe prof. Avni Dehari, deputet aktual i Lëvizjes Vetvendosje në kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan “Open-TV”.

Prof. Avni Dehari për Open-TV deklaroi se Naimi është një intelektual i rrallë i kësaj ane, duke punuar gjatë gjithë jetës si pedagog dhe atdhetar i devotshëm. Ishte luftëtar i pa epur për të drejtat që iu takonin shqiptarëve në këtë vend dhe asnjëherë nuk është zbrampsur përkundër kërcënimeve dhe dënimeve që i kanë dhënë shovinistët maqedonas.

Dehari tha se rezistenca e vitit 1981 pa Naim Ibrahimin nuk ka kuptim dhe nuk paraqitetet plotë.

Ai thotë se i vjen keq që profesor Naimi pas burgut ishte i anashkaluar nga njerëzit tanë, nga ata që i kishin frenat e pushtetit.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni deklaratën e Avni Deharit për Open-TV.