Barack Obama rezulton pozitiv me COVID-19

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Marketing

Obama theksoi se po përjeton simptoma të lehta nga ky virus.

Gruaja e tij, ish-zonja e parë, Michelle Obama rezultoi negative me COVID-19, sipas njoftimit të bashkëshortit të saj.

“Sapo rezultova pozitiv me COVID-19. Ka disa ditë që kamë gërryerje fyti, por përndryshe ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar dhe ajo ka rezultuar negative”, tha Obama.

“Është një përkujtim për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet po zvogëlohen”, shtoi ai.