Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 1.176 testimeve të kryera kanë rezultuar 92 raste te reja pozitive me kovid-19, prej tyre 13 janë riinfeksione. Ndërkaq, është regjistruar numër i lartë i të shëruarve në dallim prej të infektuarve në 24 orët e fundit, gjithsej 363 persona janë shëruar. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore tre persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19, ndërsa sipas regjistrit ‘Termini Im’ më datë 31.01.2022 është regjistruar edhe një i vdekur. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 301.583,i të shëruarve në 290.617, i të vdekurve në 9.150, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht është 1.816.