Pamje të rënda/ U sulmuan teksa po prisnin autobusin, 20 viktima në Dontesk

Imazhet e rënda që vijnë nga qyteti Donetsk në Ukrainën lindore të hënën në mëngjes tregojnë viktimat e asaj që duket të ketë qenë një sulm me raketa në qytet. Donetsk kontrollohet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR). Pamjet tregojnë se ka pasur të paktën disa viktima në një rrugë kryesore në qendër të qytetit si dhe një numër të madh të plagosurish.

Marketing

Në vendngjarje shihen mbetje të raketës. Nga ka ardhur dhe kush e ka gjuajtur është ende e paqartë. “Për momentin, ne mund të flasim për numrin më të madh të viktimave civile të vrarë si rezultat i një sulmi të vetëm,” tha kreu i DPR, Denis Pushilin, për televizionin rus. “Rreth 20 njerëz vdiqën, por numri është duke u përditësuar”, tha ai për Rusinë 24. Milicia Popullore e DPR akuzoi palën ukrainase për lëshimin e raketës, duke thënë, “Formacionet e armatosura ukrainase përdorën edhe një herë sistemin taktik të raketave ‘Tochka-U’ në zonat e banuara të Donetsk. Sipas milicisë së Donetskut, mbrojtja kundërajrore separatiste ka kapur një raketë ukrainase “Totchka”, “rrënojat” e së cilës shkaktuan viktima. Pushilin i tha rrjetit televiziv shtetëror rus Russia-1, “Ne arritëm të rrëzonim sistemin taktik të raketave Tochka-U, por edhe rrënojat e saj shkaktuan shumë dëme”. “Më e keqja është humbja e jetëve të civilëve. Njerëzit qëndronin në radhë në stacionin e autobusit,” shtoi ai.

https://twitter.com/thecynthia/status/1503298799879475201?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1503298799879475201%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fpamje-te-renda-u-sulmuan-teksa-po-prisnin-autobusin-20-viktima-ne-dontesk%2F