Inspektorati shtetëror i tregut në dy ditët e fundit ka realizuar 156 kontrolle për të konstauar nëse respektohet vendimi i fundit qeveritarë për marzhën e fitimit në supermarkete, masat për uljen e TVSH-së.
Gjatë kontrollit në 33 subjekte tregtare janë konstatuar keqpërdorime, ndërsa 7 prej tyre u është shqiptuar dënim prej 7000 mijë euro dhe 350 euro për personin përgjegjës. Kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
“Gjithsej janë shqiptuar 33 masa për kundërvajtje tek 33 subjeketë. Më 11 mars 8 subjekte nuk e kanë respektuar vendimin për çmimet, ndërsa për 5 është shqiptuar masa për shkak të mungesës së evidencës afariste prej ku dhe mund të vërtetohet nëse tregtari e respekton masën. Më 12 mars tek 20 subjeketë janë konstatuar shkelje, ku tek 8 prej tyre nuk është respektuar vendimi për marzhën, ndërsa tek 12 të tjerë evidencë nuk gjendet në objektin tregtar.Dua të theksoj se të gjitha subjektet të cilëve u ka munguar evidencë, kontrolli do të vazhdojë edhe më tutje” – tha Aneta Simoska Dimevska, Drejoreshë e inspektoratit shtetëror të tregut.
Vendimi i fundit i Qeverisë për çmimet nuk vlen për prodhuesit. Ata janë të lirë të caktojnë çmimin e prodhimeve të tyre.
“Vendimi i Qeverisë nuk i kufizon çmimet. Në këtë moment çmimet i formojnë prodhuesit. Prodhuesit e vajit do të caktojnë çmimin e vajit për shitjen e tyre tek tregtarët me shumicë dhe atë çmim që do ta vërtetojnë prodhuesit ashtu dhe duhet të shitet. Pra prodhuesit formojnë çmimin. Kontrollet e inspektoratit përveç ndaj tregtarëve do ti drejtojmë edhe ndaj prodhuesve që të konstatojmë se në çfarë mënyre ata e formojnë çmimin” – u shpreh Dimevska.
Nga inspektorati i tregut inkurajojnë qytetarët që çdo parregullsi që do ta vërejnë në pompat e benzinës apo në market të paraqesin atë në Inspektoratin shtetëror të tregut që të mund të veprohet mbi rastin.