BE dakordohet për paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

Anëtaret e Bashkimit Evropian ranë dakord sot për paketën e katërt të sanksioneve pas sulmit rus ndaj Ukrainës, njoftoi Zyra e Presidencës franceze e BE-së.

Marketing

Detajet e sanksioneve nuk janë zbuluar, por delegacioni francez deklaron në Twitter se preferencat tregtare do të tërhiqen nga Rusia, raporton Reuters.

Kjo mund të hapë derën për BE-në që të vendosë një ndalim ndaj mallrave ruse dhe kështu ta vendosë Rusinë në një pozitë të barabartë me Korenë e Veriut ose Iranin, shton Reuters.

Sipas burimeve diplomatike, sanksionet do të përfshijnë ndalimin e importit të çelikut dhe hekurit rus, si dhe ndalimin e eksportit të mallrave luksoze në Rusi, duke përfshirë makina më të shtrenjta se 50.000 euro, dhe se nuk do të lejohen më investimet në kompanitë e naftës dhe energjisë.