Qielli mbi Zvicër tashmë ka ndryshuar ngjyrë që nga mëngjesi i së martës.
Pluhuri i Saharës ka arritur në Zvicër dhe ka ndryshuar pamjen e qiellit, por po ndotë edhe shumëçka tjetër.
Meteorologët thonë se pluhuri ka ardhur nga Gadishulli Iberik si dhe nga Maroku me erë të vazhdueshme.
Në disa vende ka patur edhe reshje me të ashtëquajturin shi gjaku.
Fenomeni është quajtur kështu për shkak të nuancës së kuqërremtë të ujit të shiut.
Të mërkurën në Zvicër priten temperatura të larta deri në 20 gradë.