Barcelona kalon tutje në çerekfinale të Europa Ligë, pas fitores ndaj Galatasaray.
Barcelona mposhti ekipin turk Galatasaray me rezultat minimal 1:2, në të dyja ndeshjet.
Lojën e filluan më mirë Galatasaray, ku në minutën e 28` shënoi Marcao për të dërguar në avantazh ekipin e tij.
Gëzimi i turqve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Pedri (37`) realizoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1:1 në pjesë të parë.
Përkundër rasteve kryesisht nga Barcelona, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, shkruan lajmi.net.
Pjesën e dytë këtë herë më mirë e filloi ekipi ‘Blaugrana’, ku me anë të Aubameyang në minutën e 49` të ndeshjes Barça kaloi në epërsi 1:2.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Barcelonën, pasi ata e kontrolluan mirë lojën e tyre.
Pas kësaj fitore ekipi i Xavi Hernandez, kalon tutje në çerekfinale të Europa Ligës.
Çerekfinalistët e tjerë janë: Atalanta, Rangers, Braga.