Zëra kritikë në ASh, paralajmërohet se “rizgjedhja e Selës do të dërgohet në organe gjyqësore”

Nga lideri aktual i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela të cilit sot i përfundon mandati dhe që pritet të zgjidhet sërish, kemi pësuar vetëm humbje dhe ishte e udhës ai të jepte dorëheqje dhe jo të kandidojë sërish.

Marketing

Kështu vlerëson njëri nga të pakënaqurit në ASh, Latif Arifi i cili paralajmëron se rizgjedhjen e Selës do ta dërgojë edhe në Gjykatës.

“Ishte e rendit që ai të reflektonte dhe për më tepër ai ka bërë shkelje statutare me rikandidim e tij, pasi mandati aktual është i kufizuar në dy mandate dhe Ziadin Sela ka konsumuar dy mandate. Unë kam marr pjesë në dy Kongrese, më 10 mars të vitit 2015 dhe me 22 mars të vitit 2018 pavarësisht se si janë quajtur, të LR-PDSH apo të Aleancës. Ky është Kongresi i tretë i Aleancës. Zgjedhja e Ziadin Selës është jolegjitime dhe ne do ta kontestojmë këtë në organe gjyqësore në emër të themeluesve të partisë”, tha Arifi.

Shton se atij i është mohuar edhe pjesëmarrja në Kongresin e sotëm edhe pse për këtë kanë ardhur enkas nga jashtë vendit.