Higjiena komunale Shkup,pastron deponi të madhe ilegale në Shutkë

NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë fundjavës së kaluar ka filluar aktivitetet për largimin e deponisë së madhe ilegale që ndodhet në komunën e Shkupit, Shuto Orizarë, afër sallës së sportit.
“Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizarit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup këtë fundjavë kanë filluar me largimin e deponisë jashtëzakonisht të madhe ilegale që ndodhet në këtë komunë të Shkupit. Është një vendgrumbullim ilegal i përbërë nga mbetje të përziera komunale, të mëdha dhe ndërtimore që është pastruar dhe pastaj përsëri i rikrijuar në disa raste. Aktivitetet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave dhe presim që deri në fund të aksionit të grumbullohen rreth 400 metra kub mbeturina të deponuara pa asnjë kujdes. Apelojmë te qytetarët që mbeturinat e tyre të mos i hedhin në hapësira publike dhe në atë mënyrë së bashku ta mbrojmë mjedisin dhe shëndetin publik.”- tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz.

Marketing

Marketing