Kombëtarja e Polonisë ka siguruar pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Polakët shënuan fitore sonte në stadiumin “Slaski” ndaj Suedisë në finalen e play-offit.
Vendasit fituan me rezultatin e pastër 2-0, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë.
Fillimisht shënoi Robert Lewandowski nga pika e bardhë në minutën e 49-të, teksa fitoren e vulosi Piotr Zielinski në minutën e 73-të.
Kështu Polonia e siguron një vend në Botërorin që do të zhvillohet në fund të këtij viti, kurse Suedisë i mbetet të tentojë kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm.