Një video e publikuar në mediat sociale, tregon makinat duke lëvizur me kujdes rreth atyre që duken të jenë mina tokësore. Rruga ndodhet pranë fshatit Potashnya, në veri-perëndim të Kievit.
BBC ka kontaktuar një analist ushtarak për të dhënë mendimin e tij për këtë ngjarje. Justin Crump, shefi ekzekutiv i një kompanie të vlerësimit të rrezikut, ka qenë më parë një komandant tankesh i Ushtrisë Britanike.
Crump thotë se ato duhet të jenë mina antitank TM-62M të epokës sovjetike, që mbajnë rreth 7.5 kg eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara.
Ai thotë se minat shpërthejnë vetëm kur i nënshtrohen presionit. Të dyja palët si rusët dhe ukrainasit po përdorin mina në këtë zonë për të parandaluar lëvizjen në fushën e betejës.