Osmani në Norvegji: Zgjerimi i BE-së, politikë stabiliteti për rajonin

Norvegjia vazhdon të mbetet përkrahëse e fuqishme e rrugës eurointegruese të vendit, dhe një shtytës i fuqishëm për hapjen sa më të shpejtë të bisedimeve për anëtarësim dhe zgjërimit në përgjithësi, thotë Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili po qëndron për vizit zyrtare në Osllo.

Marketing

Në takimin me homologen e tij Aniken Hjuitfeld, Osmani potencoi se Norvegjia radhitet ndër donatorët më të mëdhenj për implementimin e Agjendës reformuese të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Riaktualizova qëndrimin tonë se Europa duhet të marrë drejtimin strategjik ndaj Ballkanit Perendimor, sepse zgjerimi shihet si politikë e sigurisë e cila do të stabilizonte rajonin tonë, por edhe e gjithë Bashkimin Europian. Norvegjia gjithmonë ka qenë mbështetëse e përkushtuar e procesit tonë reformues në kontekst të integrimit në NATO dhe BE”, u shpreh Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

“Ne vlerësojmë lartë udhëheqjen tuaj me OSCE-në në këtë kohë shumë të vështirë për të gjithë Europën. Atë sfidë ne e kemi kuptuar si përgjegjësi shumë të madhe që e keni marrë ju mbi supet tuaja, dhe në këtë drejtim do ta keni ndihmën tonë të vazhdueshme”, theksoi ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë, Aniken Hjuitfeld.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, duke pasur parasysh sfidat aktuale për sigurinë euroatlantike.

Bashkëbiseduesit konstatuan se invazioni rus ndaj Ukrainës tregoi se sa i domosdoshëm është uniteti euroatlantik dhe rezistenca nga kërcënimet ndaj sigurisë politike, ekonomike dhe kibernetike në Evropë dhe botë.