Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën për numrin e satelitëve që kanë në hapësirë.
Sipas të dhënave, nga 2666 satelitë të listuar si aktivë, vetëm 339 kanë përdorime ushtarake. Ndërsa SHBA është në vendin e parë, duke u listuar si vendi me më shumë satelitë në hapësirë , 1308.
Pas amerikanëve, renditet Kina, me 356, ndjekur nga vendet shumëkombëshe, që zotërojnë 177.
Ndërkohë, Rusia mban vendin e katërt, pasi rusët janë “pronarë” të 167 satelitëve.