‘Unë besoj në rozë’ – thuhet të ketë deklaruar një herë e një kohë Audrey Hepburn.
Po ju a besoni në rozë? Nëse jo ateherë do t’ju bëjmë të ndryshoni mendje, të paktën Luana Vjollca na e mbushi mendjen jo vetëm neve, por edhe disa prej vajzave fashionista shqiptare!
Ishte Luana Vjollca ajo që na fiksoi me ngjyrën “pink” këtë fundjavë. Madje edhe ajo vetë prej ditësh u fiksua me këtë ngjyrë, nga udhëtimi i saj në Turqi ku ndau me ndjekësit e saj fotot me “look”-un “total “pink” me një crop top të zi dhe më pas me veshje po rozë gjatë fundjavës në Tiranë.
Pas saj edhe Lori Hoxha u fiksua me ngjyrën rozë, pasi na mahniti me “look”-un më poshtë.
Sarah Berisha gjithashtu ndau albumin e fotove ku shfaqet me veshje rozë dhe si mbishkrim ku thotë se në veshje me rozë kurrë nuk do dukeni keq!
Bora Zemani gjithashtu preferoi të shfaqet e gjitha në rozë këtë të shtunë në programin e saj dhe vlen të themi se duket mjaft bukur.
Epo çfarë po prisni atëhere?! Shpejt te garderoba dhe zgjidhni “look”-un tuaj pink dhe mos harroni të na falenderoni më vonë!