Roma merr fitore në udhëtim kundër Sampdorias

Skuadra e Romës ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A.

Marketing

‘Giallorossi’ kanë marrë tri pikët në udhëtim kundër skuadrës së Sampdoria, të cilën e mposhtën me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 27′ të ndeshjes, kur futbollisti armen, Mkhitaryan shënoi për 0:1.

Skuadra e Jose Mourinho arriti të administronte mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, dhe mbylli takimin me fitore.

Roma merr së paku përkohësisht pozitën e pestë në tabelë, me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë sesa Lazio që është në pozitën e gjashtë.

Sampdoria mbetet me 29 pikë në pozitën e 16-të në tabelë.

Marketing