Kush do të dënohet me burg për arsyetimin e krimeve të luftës në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje në “ClickPlus” në TV21 i është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski. Sipas tij, në Kodin Penal kjo gjë është rregulluar me nenin 407A, gjegjësisht me veprën penale arsyetim i gjenocidit kundër njerëzimit ose krimeve të luftës.
“Fillimisht bëhet fjalë për mundësi ligjore në të cilën definohet se përmes sistemit të informimit publikisht mohohet ose minimizohet, miratohet ose justifikohet një krim i këtij lloji, kushdo që e bën këtë, do të përgjigjet në bazë të Kodit Penale me burgim nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa nëse kjo vepër bëhet për të nxitur urrejtje, diskriminim ose dhunë kundër ndonjë personi ose grup të njerëzve, për shkak të nacionalitetit, etnisë ose përkatësie fetare, bërësi i veprës do të dënohet me dënim prej më së paku 4 vjetëve”, tha Spasovski.