Administrata nderpreu punën për dy dorë, kërkon rritjen e rrogave

Puna në ministri, drejtori, fonde dhe gjykata është ndërprerë për dy orë. Në këtë mënyrë sindikati i punonjësve gjyqsor, administrativ dhe shoqatave të qytetarëve në shenjë proteste me kërkesën për rritje rrogash. Ata shprehen të pa kënaqur me statusin material, të ardhurat mujore dhe të drejtat e tjera, niveli i të cilave është ngrirë prej vitesh. Sindikalistët u ankuan se në disa institucione ka pasur shtypje mbi të punësuarit, për të mos dalë jashtë vendeve të punës. Mirëpo thonë se punëtorët nëpër ato institucione janë organizuar dhe protestojnë me ndërpreje të punës brenda në institucione.

Marketing

“Të njejtën punë e punojmë, marrim paga të ndryshme. Pagat edhe të kolegëve me arsimim të lartë janë larg nën mesataren në shtet. Shumë tabu tema po lëshohen në mesin e qytetarëve, ku nuk bëhet dallim se çfarë është administrata shtetërore dhe çfarë është sektori publik.”, tha një protestues.

“Secilin vit paga mesatare rritet prej 3-5%, paga minimale u rrit 120% nëafat prej 10 viteve, ne nuk kemi marrë asgjë. Nëse një i punësuar si bashkëpuntor i ri në vitin 2012 ka marrë 20 mijë denarë rrogë, në vitin 2022 paga e tij është rritur në vetëm 22 mijë denarë.”, u shpreh një protestues.