Të paktën gjashtë persona janë plagosur, pas një sulmi që po raportohet si terrorist në qendër të Tel Avivit, sonte, shkruan Gazeta Metro.
Sulmi ndodhi në shumë lokacione në rrugën Dizengoff, një hapësirë shumë e frekuentuar dhe e mbushur me restorante dhe bare në qytetin kryesor izraelit.
Në këtë sulm raportohet se kanë marrë pjesë dy persona, të cilët raportohet se janë në arrati.
Ky është sulmi i katër terroristë brenda disa ditësh në Izrael, derisa 11 persona kanë mbetur të vrarë, dy prej tyre janë ukrainas.
#BREAKING: More then 6 injured in multiple locations in a shooting attack in Tel Aviv (video: @rbinyamini) pic.twitter.com/sluRKQHHGg
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) April 7, 2022