30 ditë paraburgim për Muhamed Zekirin (VIDEO)

Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, përcjell TV21. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.

Marketing

“Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit për të cilin ekzistojnë dyshime të arsyeshme për vepër penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake pas deklaratës së prokurorit të autorizuar dhe të dyshuarit, në prani të mbrojtjes së tij lidhur me propozimin, duke vlerësuar të gjitha faktet qe i janë bashkangjitur propozimit, ka vendosur qe te pranohet propozimi dhe të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh” thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës/ https://fb.watch/cgrCZtD5cy/