Rasti i shumë përfolur “Alfa”, emisioni “Uniko” sjell provat që mund të çojnë në rigjykim (Video)

Rasti i shumë përfolur gjyqësor “Alfa” në Maqedoninë e Veriut është trajtuar nga emisioni investigativ “Uniko” me gazetarin Spartak Koka.

Marketing

Në emisionin që do të transmetohet të martën në KlanMacedonia, do të sjellen provat e reja që mund ta rikthejnë rastin në rigjykim.

Rasti Alfa është një nga rastet të cilat është kërkuar vazhdimisht rigjykim nga ana e familjarëve të të dënuarve. Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor të vitit 2008, nga ku i vrarë mbeti një polic shqiptar edhe dy policë të tjerë, maqedonas. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm Rexhail Qerimin, Agim Islamin dhe Almir Derplaninin, ndërsa për logjistikë me 9 vite burg u dënua Ramadan Shaqiri. /KlanMacedonia/