Zyrtarët policorë të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 kanë privuar nga liria 36-vjeçarin S.H. nga rrethi i Tetovës, nën dyshimin se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar gruan e tij 33-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.