Pandeli Majko merr mandatin e deputetit

Pandeli Majko është betuar këtë të hënë në parlament dhe ka marrë mandatin e deputetit.

Marketing

Majko e mori mandatin pas dorëheqjes së Alqi Bllakos i cili është arrestuar në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Majko në zgjedhjet e 25 prillit radhitej i 19-i në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, nuk mundi të thyejë herësin, por duke qenë se ai ishte më i votuari nga radhës e PS, mori automatikisht mandatin e lënë për gjysmë nga Alqi Bllako.

Bllako është arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit.