Po raportet se ushtria ruse ka hedhur lëndë helmuese në Mariupol që kanë shkaktuar probleme të frymëmarrjes te ushtarët ukrainas, transmeton Gazeta Metro.
“Rreth një orë më parë forcat pushtuese ruse përdorën një lëndë helmuese me origjinë të panjohur kundër ushtarakëve dhe civilëve ukrainas në qytetin e Mariupolit, e cila u hodh nga një dron armik”, tha regjimenti Azov.
Është raportuar se viktimat kanë pasur probleme dhe ndërprerje në frymëmarrje.
Kjo do të pasonte një deklaratë nga një zëdhënës i të ashtuquajturës Republikë Popullore e Donetsk më herët se do të ishte më praktike të përdoreshin armë kimike për të çrrënjosur mbrojtësit e mbetur në Mariupol.