Vëmendja e fundjavës ishte totalisht tek dasma në familjen Beckham. Nga vendi buzë detit ku u mbajt ceremonia, tek fustani Valentino i nuses, tek të ftuarit e famshëm apo kostoja e lartë, diku tek 3.5 milionë dollarë, të gjitha u diskutuan. Faturën e dasmës e paguan prindërit.
Por në postimin e tij të parë pas dasmës, Brooklyn ka zbuluar se ka marrë mbiemrin e gruas.
Tashmë ai do të jetë Brooklyn Joseph Peltz Beckham.
Djali i ish-futbollistit të njohur anglez, David Beckham, në një postim në Instagram – ku duket ai dhe bashkëshortja Nicola Peltz – Brooklyn shkruan: “Z. dhe Znj. Peltz Beckham”.
Kjo zgjedhje e Brooklyn-nit duket paska e pazakontë, pasi sipas normave shoqërore është gruaja ajo që përgjithësisht merr mbiemrin e bashkëshortit.
Por pse e ka bërë Brooklyn këtë zgjedhje?
Fakti që modeli dhe fotografi vendosi të mbajë edhe mbiemrin e Nicola-s, tregon një shenjë të madhe përkushtimi ndaj saj dhe dashurisë që ka për të, tha një burim për The Sun.
Brooklyn, 23 vjeç, dhe aktorja Nicola, 27, u martuan më 9 prill në Palm Beach të Floridas.
Ata konfirmuan lidhjen në janar të vitit 2020, ndërsa në korrik të po atij viti njoftuan se ishin fejuar.