Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me vrasjen e hendbollistit Denis Tot, tha se nuk ka tentim për fshehje të rastit. Ai tha se policia ka vepruar në bazë të denoncimit të Klinikës, ngase në MPB askush nuk ka denoncuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Në asnjë moment nuk ka mbulim të rastit. Që nga marrja e informacionit nga Klinika kemi filluar me veprimet hetuese. Nuk kemi ndaluar me hetimin e rastit. Dy persona u arrestuan, për një person po kërkohet. Ky rast është zbardh tërësisht me ngritjen e kallëzimeve penale”, ka deklaruar ministri Spasovski, raporton SHENJA.
Ai tha se MPB informacionin e parë e ka dhënë në bazë të dhënave të cilat ata i kane marrë nga Qendra Klinike.