Policia bastis shtëpinë e të moshuarit në Shkup, gjenden armë dhe municione

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione.

Marketing

“Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.