Zaev dhe Filipçe mysafirë në Kongresin e tretë të SYRIZA-s

Me fjalim të liderit të partisë, Aleksis Cipras, pasdite në Athinë filloi Kongresi i tretë i SYRIZA-s, ku si mysafirë morën pjesë edhe ish kryeministri Zoran Zaev dhe ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Zaev dhe Filipçe para fillimit të Kongresit janë mirëpritur nga ish ministrat e Qeverisë së SYRIZA-s, mes të cilëve edhe ish shefi i diplomacisë dhe arkitekti i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias.

Gjatë ditëve të ardhshme, gjatë Kongresit, që do të zgjat deri të dielën, sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, fjalë përshëndetëse do të ketë edhe ish kryeministri, Zoran Zaev.