Kërçovë, nisi karvani diplomatik ekonomik

Ministria e Punëve të Jashtëme dhe Byroja për Zhvillim Rajonal, sot nga Kërçova nisën karvanin diplomatik ekonomik për prezentimin e kapaciteteve investuese në 7 rajonet planore të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Kërçova sot ishte nikoqire e karvanit diplomatik ekonomik, me çrast kryetari Fatmir Dehari, përfaqsuesit e ambasadave të huaja i njoftoi për prioritetet envestuese në dy zonat ekonomike të Kërçovës që posedojnë rreth 20 hektarë sipërfaqe dhe kushte të volitshme investuese.

Në konferencën e organizuar për shtyp, zëvendës ministërja e punëve të jashtëme Fatmire Isaki, kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi, potencuan se qëllimi i këtij organizimi, është promovimi i kapaciteteve investuese dhe mundësitë e investimit të kapitalit të huaj në projektet zhvillimore të komunës së Kërçovës.

Përfaqsuesit e korit diplomatik dhe afaristët e huaj, parashtruan edhe pyetje konkrete për kushtet e investimit në zonat ekonomike të Kërçovës, shërbimet lehtësuese, infrastrukturën dhe përparësitë e investimit në prodhimin e energjisë diellore dhe turizmit malor.