Vedat Muqiri u transferua në La Liga te skuadra e Mallorcas gjatë merkatës së janarit. Një transferim që ishte i goditur nga ana e skuadrës spanjolle, pasi Muriqi ka arritur të lërë shenjë menjëherë.
Sulmuesi ka shënuar 3 gola deri tani me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka dhe një asistim, por kjo nuk mjafton që drejtuesit e skuadrës spanjolle të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes së kartonit të Muriqit gjatë merkatës së verës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Lazio e ka vendosur tashmë çmimin e kartonit të futbollistit kosovar, teksa Muriqi vlerësohet rreth 13 milionë euro.
“Biancocelesti” do të mundohen ta gjejnë një blerës për 27-vjeçarin, ku klubet turke janë më të interesuarat për të.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që Muriqi të rikthehet gjatë verës në Fenerbahçe ose t’i bashkohet gjigantit tjetër turk, Galatasaray.