Shkëlzen Haradinaj mbështetej në forcën e UÇK-së, dyshonte se do të ndërhynte NATO-ja (VIDEO)

Sot u bën 23 vjet nga rënia e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, në betejën e Maznikut.

Marketing

Shkëlzeni ishte vëllai i komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, pati kujtuar në një moment se heroi sa ishte gjallë më shumë ishte mbështetur në forcën e UÇK-së se sa në shpresat për ndërhyrjen e NATO-S. Madje i kishte kërkuar që si komandant të mos iu jepte ushtarëve shpresa të rrejshme për përfundimin e shpejt të luftës.

E kjo kishte ndodhur pikërisht më 24 mars 1999, pak orë para nisjes së bombardimeve të NATO-s.

Bashkëngjitur gjeni rrëfimin simpatik të Ramush Haradinajt për atë ditë.

Marketing