Mickoski: I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë kërcënimet e LSDM-së ndaj punonjësve në arsim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj siç i quajti ai “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” drejt punonjësve në arsim, përcjell TV21. Mickoski tha se grafitet nëpër muret e shkollave përbëjnë kërcënim për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Marketing

“Ky është mesazhi që përmes aktivistëve LSDM-ja dhe Qeveria ua dërgon mësimdhënësve, profesorëve, edukatorëve, por edhe SASHK-ut dhe sindikatave tjera, ky është mesazhi. Është skandaloze dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, OSBE-së dhe të gjithë atyre që ndjekin proceset të reagojnë, në të kundërtën do të jem i zhgënjyer me sjelljen e tyre”, tha Mickoski.