Greva në arsim, sot pritet vendimi i SAShK-ut!

Gjatë ditës së sotme Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës duhet të njoftojë për vendimin nëse do të vazhdojë ose do të ndërpres grevën në arsim.

Marketing

Greva në arsim kishte nisur me 11 prill, ndërsa punonjësit në arsim kërkojnë rritje të pagave.

Propozimi i Qeverisë është që greva të ndërpritet, kurse paralelisht të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave. SAShK-u sot duhet të sjellë vendim nëse nxënësit nga e hëna do të vazhdojnë me mësim.