Forcat ruse mbyllin qytetin e Mariupolit

Mariupoli është një nga qytetet ukrainase më të goditura, që kur forcat ruse filluan invazionin.

Marketing

Situata e tensionuar atje ka bërë që forcat ruse të fokusohen në zhvillim të luftimeve.

Sipas CNN, ushtarët rusë kanë deklaruar që, duke filluar nga dita e sotme, Mariupoli do të jetë i mbyllur për hyrje-dalje.

Qyteti është marrë nën kontroll nga forcat ruse pak ditë pasi u pushtua më 1 mars.

Trupat ukrainase të bllokuara në qytet po rezistojnë, por që janë të kufizuara dhe numri i tyre është i paqartë.

Në anën tjetër, rusët kanë deklaruar se qyteti do të jetë i mbyllur për hyrje dhe për dalje, teksa burrat e mbetur në qytet do të “filtrohen”.

Do të lëshohen leje për lëvizje brenda qytetit gjithashtu, teksa askush nuk mund të dalë nga shtëpia nëse nuk e ka një leje të tillë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të dielën se situata në Mariupol “mund të jetë një vijë e kuqe” në negociatat me Rusinë.

“Qyteti nuk ekziston më. Pjesa e mbetur e ushtrisë ukrainase dhe një grup i madh civilësh janë në thelb të rrethuar nga forcat ruse”, tha Kuleba.

Ndërkaq, sipas guvernatorit ushtarak të rajonitvtë Donetskut, rreth 22,000 njerëz mund të kenë vdekur në Mariupol.