Osmani për klubin bullgar: Provokim ishte emri

Hapja e klubit bullgar në Maqedoninë e Veriut nuk është provokim, por provokim ishte emri i klubit. Kështu ka vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton TV21.

Marketing

Thotë se si MPJ dhe si Maqedoni e Veriut nuk krijuan alibi që të reagojnë dhe të bien pre e provokimeve, që e njëjta më pas, siç tha Osmani të përdoret para Bashkimit Evropian “se Maqedonia e Veriut nuk i respekton të drejtat e bullgarëve”.

“Emri i klubit është provokim”, tha Osmani.

“Ka pasur të pranishëm (gjatë hapjes së klubit) që të nxisin provokim, kjo vetëm që të gjendet alibi para BE-së që të thuhet më pas, se këtu (në Maqedoninë e Veriut) vërtetë shkelen të drejtat e bullgarëve. Ky ishte qëllimi ynë, të mos krijojmë alibi se ne nuk i respektojmë të drejtat e pakicave”, tha më tej Osmani.

I pyetur se a do të hapë edhe Maqedonia e Veriut klub në Sofje, Osmani tha se këtë mund ta bëjnë maqedonasit që jetojnë në Sofje, dhe jo Ministria e Punëve të Jashtme.

Kujtoi se vendi tashmë ka hapur Qendër Kulturore Informative në Sofje.