Më 24 shkurt 2022, Vladimir Putin mori vendimin për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.
Shumëkush e quajti këtë një çmenduri të Putinit, por pakkush e artikuloi se cilët personazhe të politikës ruse mund të fshiheshin pas këtij vendimi dhe t’i kishin dhënë kurajë presidentit autoritar rus.
Më shumë se një muaj e dy javë në konflikt tashmë, është media amerikane Bloomberg, ajo e cila ekspozon njerëzit pas Putinit dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj për inkursionin në Ukrainë.
Tre janë personazhet që e kanë bërë këtë gjë, sipas Bloomberg.
I pari është ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Që prej fillimit të agresionit, Shoigu pak është parë në dalje mediatike.
Lajmet për të madje, më së shumti, lidhen me faktin se është zhdukur tërësisht në disa raste dhe mendohet se kjo gjë ka të bëjë me një seri që i kanë rënë në kohën e luftës.
Në rreth tri javë, Shoigu nuk ishte paraqitur në asnjë ekran televiziv rus. Mirëpo, krejt papritur, ai u shfaq pas lajmeve se një infarkt e kishte goditur dhe e kishte lënë në gjendje kome.
Ministri njihet edhe si një nga njerëzit më pranë Putinit dhe mbështetës i çdo vendimi të këtij të fundit.
I dyti është ish-kreu i shërbimeve sekrete ruse, Nikolai Patrushev, të cilit shpesh media ndërkombëtare i referohen si “njeriu i dytë më i pushtetshëm në Rusi pas Putinit”.
E njohur shkurtimisht si FSB, inteligjenca ruse ka zhvilluar gjithnjë fushata të ndryshme për mbledhje informacionesh, duke furnizuar Kremlinin me çdo të dhënë domethënëse për të.
Veçse, në rastin e Ukrainës, shumë prej informacioneve, mendohet se nuk kanë qenë të sakta dhe kanë sjellë disfatë në disa dimensione për Rusinë.
Emri i tretë dhe i fundit është ai i gjeneralit Valery Gerasimov, i cili për njëfarë kohe u mendua edhe se kishte humbur jetën në Ukrainë, por lajmi nuk u konfirmua asnjëherë.
Gerasimov është shefi i stafit të gjeneralëve në Rusi dhe një ndër emrat kryesore të Ushtrisë moskovite.
Ai ka marrë pjesë në disa fushata ushtarake, përfshi ato në Çeçeni dhe Siri.
Të tre këta njerëz e kanë shtyrë Putinin të marrë vendimin përfundimtar për nisjen e luftës sipas Bloomberg dhe sot, bota ndodhet në një kaos të vërtetë të pas 24 shkurtit.
g.kosovari