Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 18:30 minuta policia, gjegjësisht njësiti për tregti të paligjshme ka privuar nga liria 29 vjeçarin SH.S. nga Shkupi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një materie pluhur që supozohet të jetë drogë dhe një matëse digjitale.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.