Autobusët në Shkup gjatë festave do të punojnë me itinerarin e së dielës

Me rastin e festave të Pashkëve, automjetet e transportit publik nesër do të funksionojnë me itinerarin e së dielës, me përjashtim të autobusëve në linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 64A, 65A, 70, 74, 80A, 81, 118, 160 dhe 180, të cilët do të qarkullojnë sipas rendit javor, kumtuan nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”.

Marketing

Të shtunën (23 prill), të dielën (24 prill) dhe të hënën (25 prill) autobusët në të gjitha linjat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.

Nesër dhe të dielën nga ora 07 deri në 14 do të jenë në shërbim biletaritë e Qendrës Transportuese, Tregut të Gjelbër dhe biletarisë në Gjorçe Petrov. Të shtunën do të funksionojnë normalisht të gjitha biletat dhe qendrat e personalizimit, ndërsa e hëna është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.

Teleferiku në Vodno nesër, të shtunë dhe të diel, nga ora 10 deri në 18 do të funksionojë normalisht ndërsa të hënën nuk do të punojë.

Linjat 25 (Qendra Transportuese – Vodno të Mesme), 25A (Auto Maqedoni – Vodno të Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno të Mesme) nuk do të qarkullojnë të hënën, ndërsa në ditët e tjera të festave do të funksionojnë me itinerarin e së dielës, njofton NQP Shkup.