Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah gjatë një interviste ka shpjeguar se mundësia për të zgjatur kontratën me Liverpoolin nuk ka të bëjë vetëm me paratë, ndërsa ka shtuar se momenti që do të largohet nga ‘The Reds’ do të jetë shumë i trishtuar për të, transmeton Gazeta Metro.
Mohamed Salah siç duket është pranë largimit pas gjashtë vitesh tek Liverpool, ai në një intervistë ka folur rreth të ardhmes së tij në Liverpool për të cilën është shprehur se nuk e dinë se çfarë do të ndodh, por që fansat e dinë se çfarë dëshiron ai.
”Nuk e di, më ka mbetur edhe një vit. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por nuk ka të bëjë fare me paratë, kështu që nuk e di, nuk mund të them asgjë. Më ka mbetur edhe një vit dhe fansat e dinë se çfarë dua, por dita që do të largohem nga këtu do të jetë e pikëllueshme” tha Salah për FourFourTwo.
Më tutje ai ka folur edhe rreth momenteve të lumtura që ka pasur me skuadrën e Jurgen Klopp, ku pretendon se i ka dhënë gjithçka nga vetja klubit, derisa thotë se për të është si një familje Liverpool.
“Ky klub do të thotë shumë për mua. Unë e kam shijuar futbollin tim këtu më shumë se kudo. I dhashë klubit gjithçka dhe të gjithë e panë këtë. Kam pasur shumë momente të pabesueshme, duke fituar trofe, gola individualë, trofe individualë. Është si një familje,” shtoi 29-vjeçari.
Egjiptiani ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe ende nuk është arritur një marrëveshje mes tij dhe drejtuesve të Liverpool për zgjatjen e kësaj kontrate, ai ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Liverpool gjatë viteve të fundit ndoshta edhe më meritori që ata kanë arritur të sjellin pas 30 vjetëve titullin e Premier League në ‘Anfield Road’.