​Kennedy: Rusia në heshtje lejon përdhunimet në Ukrainë

Trupat ruse u është dhënë “leje e heshtur” për të përdhunuar civilë gjatë pushtimit të tyre në Ukrainë, ka thënë një avokate e lartë në Britaninë e Madhe për të drejtat e njeriut.

Marketing

Helena Kennedy – e cila mban titullin Baronesha Kennedy nga The Shaws, pjesë e një task-force ligjore që ndihmon në ndërtimin e rasteve të krimeve të supozuara të luftës në Ukrainë, tha sot se provat e deritanishme tregonin se ishin kryer “shkelje të rënda” nga trupat ruse.

Duke folur për Sky, Kennedy tha se ushtarëve në terren u lejohej një lloj “imuniteti” sepse askush nuk po disiplinohej për shkelje. Por ajo vuri në dukje se ndjekja penale e njerëzve për krime të tilla priret të ishte “shumë e vështirë”.

Rusia është akuzuar për krime lufte në shumë zona të Ukrainës, duke përfshirë Bucha. Kremlini ka mohuar vazhdimisht se forcat e tij kanë kryer mizori.